Linguine me gaforre nga restorant “A la Sante”

Përbërësit:
80 gr linguine
Një gaforre  e pastruar  mirë
½ tufë koper
20 ml Vaj ulliri
Majdanoz  i  bluar
Hudhër
Kripë
Piper

Përgatitja:
Hidhen linguinet në tenxhere me ujë të kripur që është duke zier dhe lihen në zjarr për 10 minuta. Paralelisht në një tigan hidhet vaj ulliri, pritet derisa të nxehet dhe hidhen hudhrat kavardisen pak dhe më pas shtohet majdazoni dhe gaforrja e ndarë në mes dhe e thyer në pjesët e forta . Shtohet koncentrat  perimesh (në mungesë uji) dhe gatuhet për 10 minuta duke e përzjerë. Hidhen në tigan linguinet e ziera përzihen, shtohet koper pak kripë e piper. Shuhet zjarri përzihen dhe  serviren në pjatë.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code