Me koktejlin e duhur, çdo e ditë është e premte!

Kur ke një koktejl plot shije në dorë, koha është relative. Ndiq recetat që Elegance të servir dhe ktheje çdo ditë në të premte!
Shumë ngjyra, vibe pozitve, ndjesi freskie, të gjitha nga shaker-i në gotë!


Apples to apples

Përbërësit:
1 ½ oz. rum Don Papa
1 oz. lëng molle
½ oz shurup spicey
½ lëng limoni
½ oz e bardhë veze

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Përgatitja:
Kombino të gjithë përbërësit në një shaker. Tunde mirë shaker-in dhe pasi të jetë gati, vendose përbërjen në një gotë të gjerë koktejli dhe sipas dëshirës, dekoroje me rozmarinë dhe piper rozë.


The Painkiller

Përbërësit:
2 oz. dark rum
4 oz. lëng ananasi
1 oz. lëng portokalli
1 oz. krem kokosi

Përgatitja:
Hidhi të gjithë përbërësit në një shaker. Pasi të jetë përgatitur, lëre 10 sekonda të “qetësohet”, hidhe në një gotë dhe shijoje!


The Fisherman’s Margherita

Përbërësit:
1 ½ tequila
¾ oz. triple sec
¾ oz lëng limoni
Akull

Përgatitja:
Përziej të gjithë përbërësit, hidhi në një shaker, i cili paraprakisht është mbushur me akull dhe tunde mirë. Shërbeje në gotë, shoqëroje me një “prekje” Blue Curacao dhe lëkurë limoni.

Të bëftë mirë!