Një burger për mengjes? Nëse jeni në dilemë, ky artikull është për ju! Ju sjellim recetën e burgerit perfekt, i cili do t’ju japë shijen dhe energjinë e duhur për të gjithë ditën.
Përbërësit:
¼ përzierje majonezë dhe salcë sipas dëshirës (sriracha, red clay, cholula, etj).
½ qepë e bardhë, e prerë hollë.
Kripë Kosher
Panine për burger
2 vezë
Piper i zi, i freskët
Salsiçe
1 lugë vaj ulliri
2 copa djathi amerikan
Receta:
Pëzieni majonezën dhe salcën e përzgjedhur derisa të krijohet një masë homogjene. Qepët e prera zhytini në salcën e krijuar me pak kripë. Lyeni me salcë paninen.
Vezët, të cilat më parë duhet të jenë skuqur, shtojini pak kripë dhe piper dhe pozicionojini brenda panines. Më pas, kalojini paninet në një tigan dhe skuqini pak, derisa të marrin një nuancë gold.
Pasi të hiqni paninen, shtoni pak vaj, salsiçet dhe qepët. Kaurdisini për rreth 3- 5 minuta, derisa të marrin një nuancë kafe. Pas kësaj, shtoni djathin amerikan.
Të gjitha e kanë vendin brenda në panine, për një mëngjes të paharrueshëm!
Ju bëftë mirë!