Menuja e Vitit të Ri – pjatat që nuk duhet të mungojnë në tryezën tuaj

Viti i Ri është festa që të gjithë e presim me padurim dhe përgatitemi seriozisht për ta bërë natën e ndërrimit të viteve magjike. Sigurisht, pjesë e traditës është menuja e pasur dhe tradicionale e Vitit të Ri.
Ju sjellim disa receta të cilat mund t’i keni në konsideratë për mbrëmjen e Vitit të Ri.


Patate Rustike

Përbërësit:
1 kg patate
2 lugë rigon
2 lugë piper i kuq
100 gr djathë kaçkavall i grirë
Kripë
Piper i zi
Vaj ulliri ekstra i virgjër
Rozmarinë

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Përgatitja:
I lajmë mirë dhe i qërojmë patatet vertikalisht, në thelpinj të gjerë. I lëmë për rreth 30 minuta në ujë të ftohtë që t’u dalë amidoni. Pastaj, i kullojmë dhe i thajmë mirë. Shtojmë pak piper të zi, piper të kuq, djathin kaçkavall dhe 4-5 lugë vaj ulliri. I përziejmë mirë dhe i vendosim në një tepsi me letër furre poshtë. Shtojmë edhe disa degë rozmarine të freskët.
Patatet i pjekim në furrën e nxehur më parë në 200° për rreth 30-40 minuta.Kriposjen e tyre e kryejmë një fund, pasi janë hequr nga furra, në mënyrë që të jenë krokante.


Përsheshi i Vitit të Ri

Përbërësit:
Kulaçi i Vitit të Ri (200 gr arra të qëruara, 2 kg qepë, një tufë mendër e freskët, lëngu i pulës së pjekur).
1 pulë ose gjel deti rreth 2,5 kg
Kripë
Piper i zi
Majdanoz
2 feta bukë
Pak qumësht
Gjalpë në temperaturë ambienti
2 gota verë
Vaj ulliri

Përgatitja:
Lëmë kulaçin e përgatitur mënjanë.
Dy fetat e bukës i bukës i vendosim në pak qumësht që të zbuten dhe i kalojmë në mikser së bashku me arrat dhe me majdanozin. Më pas, shtojmë pak kripë dhe piper të zi dhe i lëmë të grihen mirë.
Gjelin e pjekur, e kriposim mjaftueshëm dhe e mbushim me masën që përgatitëm më sipër. Për ta mbyllur pjesën e mbushur, përdorim stikadentë ose spango. Lyejmë gjelin me gjalpë të butë dhe pasi kemi mbaruar procesin, e lëmë të pushojë në frigorifer për rreth 1 orë. Më pas, e vendosim në furrën që kemi nxehur më parë në 180° për 30-40 minuta duke e spërkatur me vaj dhe duke e shuar me verën e bardhë.
Më pas, e mbulojmë me letër alumini, ulim gradacionin e sobës në 140° dhe e lëmë të piqet për 1 orë e 30 minuta. Në fund të procesit, e ngremë gradacionin në 200° derisa të përfundojë i gjithë procesi. Njëkohësisht, bëjmë gati përsheshin.


Bakllava

Përbërësit për brumin:
1 kg miell
5 të verdha veze në temperaturë ambienti
1 gotë vaj (misri ose luledielli)
1 gotë qumësht
1 gotë kos

Për mbushjen:
1 kg arra të qëruara
1 filxhan kafe sheqer
750 gr gjalpë i shkrirë

Përgatitja:
I hapim miellit një gropë në mes dhe shtoni të verdhat e vezëve, më pas shtojmë kosin, qumështin dhe vajin. Zëmë brumin duke e punuar mirë me duar. I gjithë sekreti i kësaj bakllavaje është te punimi i brumit. E lëmë brumin të vijë për 30 minuta dhe më pas, e ndajmë në 4 pjesë të barabarta.
Brumin e hapim në petë të vogla dhe duke i lyer me niseshte, i vendosim mbi njëra-tjetrën 3 e nga 3. I hapim edhe këto petë të vogla në petë më të mëdha. Duhet të jenë gjithësej 30 peta të mëdha.
Qërojmë arrat dhe i shtypim derisa të jenë të vogla dhe të shkrifëta. I përziejmë me shqerin.
Në një tavë, shtojmë petët duke e lyer secilën me pak gjalpë të shkrirë. Pasi kemi shtruar 10 petët e para, vendosim një shtresë me arra. Ndjekim të njëjtin proces deri në përfundim.
Mbulojmë me gjalpë 10 petët e fundit dhe e presim në formën e rombit, karakteristikë e bakllavasë.
E vendosim të piqet në 100 -120° C për 3 – 4 orë. Pas përgatitjes, e fikim sobën dhe e lëmë brenda në furrë bakllavanë, ndërkohë që përgatisim sherbetin.