Natyrë në Kuzhinë

Kuzhina dhe natyra janë një binom fantastik, i cili shkrihet mjeshtërisht me objekte unike, shumë stylish.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Kripore Mjellmë
Për të sellë imazh shumë simpatik dhe historinë e këndshme të rosakut që u kthye në mjellmë, kjo kripore në formën e saj është një zgjidhje shumë tërheqëse.
Çmimi 300 $

Pjatë ëmbëlsirash Flamingo
Nëse dëshironi të suprizoni miqtë që kanë ardhur për darkë me një desert të shijshëm, prisni edhe për reagimin e tyre pasi të shohin këta dy flamingo të dashuruar ne printin e pjatës.
Çmimi 70 $

Set Shampanje Murano
I punuar me dorë dhe në cilësinë Murano, ky set elegant sjell natyrën me dekorin e ëmbël dhe plotë sharm.
Çmimi 349 $

Set Çaji
Për adhuruesit e safari një set “Animal print Lopardato”, i përbërë nga një çajnik, një mbajtëse sheqeri dhe një dekanter qumështi. Ideal për një servirje me klas sepse është i gjithi i larë në ar të shkrirë 24 karatësh.
Çmimi 850 $

Tabaka djathi
Do të organizosh një pritje në shtëpinë tënde, baza e mbrëmjes janë verërat dhe djathi, andaj të duhet një tabaka për ta servirur miksin e djathërave siç duhet.
Çmimi 200 $

Mbajtëse qirinjsh
Një mbajtëse shumë elegante qirinjsh që shkrin më së miri natyrën me degën origjinale dhe gjethen e larë në ar, me bazë në argjend.
Çmimi 90 $

Kupë për vezë
Keni dëshirë që mëngjesi të bëhet më argëtues edhe për fëmijët, këto kupa për vezët e ziera janë shumë simpatike dhe njëkohësisht shumë të çmueshme për shkak të materialeve të përdorura për realizimin e tyre.
Çmimi 250 $

Set servisi Christofer Mood
Një set elegant dhe i gjithi në ar 24 karat, një propozim shumë joshës nga Christofer Mood.
Çmimi 2000$