Niseni javën si duhet me spaghetti bolognese vegane!

Kuzhina vegane mund të jetë super e shijshme dhe e pasur vlera ushqyese. Pastat, specifikisht, spaghetti Bolognese mund të përgatiten edhe në mënyrë vegane dhe Elegance ju sjell një recetë të thjeshtë, e cila do t’ju motivojë për të gjithë javën!

Spaghetti me qofte vegane dhe salcë domateje:

Koha e përgatitjes: 25 minuta.
Gatimi: 20 minuta.
Përbërësit për 4 persona:

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Për qoftet:
2 qepë
1 thelpi hudhër
3 lugë vaj ulliri
1 lugë pastë domateje
1 lugë çaji piper i kuq
2 lugë çaji tamari
200 gr fasule të gatuara
2 lugë gjelle vaj vegjetarian
1 lugë parmesan
1 lugë çaj bajame të grira
2 lugë majdanoz i grirë
Kripë dhe piper
400 gr spaghetti
Salcë domateje, sipas dëshirës.

Përgatitja:
Përgatisni qoftet: qëroni qepët dhe hudhrat. Duhet t’i prisni në kubikë të vegjël, t’i shtoni 1 lugë vaj ulliri dhe t’i kaurdisni për 4 minuta në tigan, deri sa të marrin ngjyrën e artë. Shtoni më pas pastën e domateve, piperin e kuq dhe tamarin, trazojini dhe hiqini nga zjarri. Në një tenxhere, vendosni spaghetti-t dhe përgatitini sipas udhëzimeve të paketimit.
Në një blender vendosni fasulet e gatuara, parmesanin, pak qepë, kripë dhe piper. Pasi të kenë marrë masën homogjene, bashkojini me përgatitjen e mëparshme dhe shtoni majdanoz të grirë. Formoni qofte rrumbullake dhe më pas, hidhini në një tigan me zjarr të ngadaltë. (Qoftet duhet të skuqen 6-7 minuta në çdo anë). Pasi të jenë përgatitur, shtoni salcën e domateve.
Spaghetti-t e përgatitura, kullojini dhe servirini me qofte, salcën e domateve, pak majdanoz dhe parmesan.

Ju bëftë mirë!