Për herë të parë, organizohet Festivali i Këngës në Kosovë

Pallati i Rinisë në Prishtinë është elektrizuar nga tingujt muzikorë që jehonin prej zërave të fuqishëm dhe këngëtarëve të talentuar, pjesëmarrës në Festivalin e Këngës, i cili u zhvillua për herë të parë në Kosovë.

 

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Kjo ngjarje historike përkon me një manifestim unik dhe synon të shtrojë rrugën e artistëve shqiptarë të Kosovës drejt Eurosong.

 

Festivali do të zhvillohet për tre ditë dhe në të do të garojnë 18 artistë. Drejtori i Festivalit është Adi Krasta, i cili së bashku me Besim Dinën bënë edhe hapjen e garës.

 

“Artistëve të Kosovës, të dikurshëm e të tashëm, të vjetër e të rinj, të cilët krijuan në ditë të vështira e të bukura, me dashuri të madhe për vendin dhe kombin, ky festival u dedikohet (atyre)”, u tha në fillim të Festivalit.

 

Skenografia ështtë punuar nga Shqipe Kamberi dhe Rudina Xhaferri.

 

Nata e parë e festivalit ishte një mbrëmje fantastike, ku artistë, muzikantë dhe të ftuar të ndryshëm dëshmuan talentet e këngëtarëve. Surpriza e mbrëmjes ishte edhe Dafina Zeqiri, e cila performoi live këngën “Veç ti”.

 

Girl in a jacket