Shija më e mirë e kuzhinës italiane në Tiranë, vjen tashmë në një restorant ekskluziv, i pozicionuar në zonën më strategjike të kryeqytetit! Quhet “+39 Food & Club”, dhe ky është vendi që ofron gatime unike, që ndërthurin shijen speciale italiane, me artin e shefave të kuzhinës, njëherësh edhe më verërat më të mira që mund t’i provoni vetëm aty. Në Elegance, në këndin e kulinarisë, këtë muaj vjen një menu e përgatitur nga mjeshtri i kuzhinës së këtij restoranti, Fabrizio Iadanza. Ju bëftë mirë!
Oktapod me rrënjë selinoje të tymosur
Përbërësit:
100 gr oktapod
Oktapodi futet në vakum me lëkurë limoni, bishta majdanozi dhe xhinxher i mbuluar me ujë. Piqet në 90 gradë celsius për dy orë.
50 gr rrënjë selinoje e tymosur
Rrënjët e selinosë vihen sipër në zjarr dhe i digjet lëkura nga të gjitha anët. Më pas futet në furrë me timo, rozmarinë dhe hudhër e mbyllur me letër alumini në temp 200 gradë celsius për +-40 minuta.
20 gr brokoli roman i zier dy minuta
15 gr limon candito
Lëkurë limoni e prerë zhulien, blansherohet tre herë dhe lihet të ftohet
5 gr pluhur ulliri
Ullinj të zi të fruluar
20 gr salcë mandarine
100 gr kaperi
100 gr patate
2 të verdha veze të ziera
Kavërdisen patatet dhe shtohet buljon perimesh sa të mbuloj masën. Pak para se të shterrojë uji, shtojmë ullinjtë, dhe më pas të verdhat e vezëve, i fut në pako dhe i ngrin. Më pas i frulon deri sa të bëhet salcë.