Receta nga “A la Sante”

Ndryshoni shijen tradicionale të gatimeve, në prag të festave të fundvitit! Ushqim i shëndetshëm, prodhime vendi bio edhe të stinës! Unik në shije dhe filozofi, restoranti “A la Sante” në kryeqytet është vendi ku të gjithë këto element mishërohen më së miri. Ndaj, ne ju servirim pjata speciale, të realizuara nga shefi i kuzhinës Taulant Ndreu. Ju bëftë mirë!

Sallatë “A la Sante”
Përbërësit:
80 gr rukola
80 gr spinaq
40 gr finok i prerë hollë
30 gr lakër  kineze
40 gr kuinoa  e zjerë
15 gr stika pishe
60 gr karkalec i zjerë
1/0 kokërr portokall i prerë në copa
25 ml vaj ulliri
½ lëng limoni
Kripë

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Përgatitja:
Hidhen në një tas qelqi rukola, spinaqi,finoku, lakra kineze,quinoa, stikat e pishës  kripa dhe përzihen me kujdes. Shtohet portokalli, limoni i shtrydhur,  vaji i ullirit dhe përzihen përsëri. Kalohen në pjatë, hidhen sipër karkalecat e zjerë dhe është gati për t’u servirur.