Receta nga “Marchesi Gourmet”

I “zoti” i shtëpisë është një artist kulinar! Një prej figurave publike me statusin e master chefit, që në çdo gatimin tijin ofron diçka unike, të mishëruar në një recetë plot delikatesë. Gëzim Musliaka ka ngritur  një oaz të shijes në zemër të natyrës, afro 14 km larg Tiranës, në restorantin e njohur si “Marchesi”, ku gërshetimi i tradicionales me elementët modern, të shtojnë gjithnjë dëshirën e rikthimit aty!

Sufle patate e ëmbël

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Përbërësit:
Patate e ëmbël
Krem qumështi
Rikota
Vezë
Djathë parmixhano i stazhionuar
Gjalpë
Kripë
Piper
Arrë moskati

Përgatitja:
Patatja përgatitet në dy mënyra: e para pure dhe e dyta kuba të vegjël në furrë .Të dyja këto përzihen me krem qumështi ,rikota, parmixhano, të kuqen e vezës, kripë dhe piper. EscortStars. Kjo përmbajtje bashkohet me të bardhat e vezëve të rrahura veçmas, vendosen në enë të posaçme të lyera paraprakisht me gjalpë dhe futen në furrë me 190 gradë për 10 min. Shërbehet në çast me pak arrë moskati të grirë.