Receta nga restorant Estia

Një vilë romantike, me oborr të gjerë, të zbukuruar me një mori lulesh të bukura, ju ngjall në kujtesë një atmosferë të miksuar të tradicionales me modernen. Këtë ndjesi e provon sapo shkel aty! Dhe kur kjo harmoni e stilit të ambientit shkrihet mjeshtërisht me shijen e rafinuar të gatimet të përgatitura nga shefi i kuzhinës, me një menu të pasur  që ndryshon varësisht stinëve, për të garantuar produkteve të freskëta dhe cilësore, të gjithë këto faktor e bëjnë restorantin Estia një vend të veçantë. Për të gjitha amvisat dhe lexuesit e Elegance, ata kanë propozuar një menu të shijshme, që është e sigurt do ju bëj të riktheheni sërish aty!

Supë panxhari dhe mascarpone

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Përbërësit:
500 gr panxhar i kuq
200 gr patate të vogla belge
300 ml lëng perimesh
6 fara kardamom
30 gr maskarpone 30gr
50 ml vaj ulliri ekstra i virgjër
2 copë qepujka
Kripë e zezë indie
Piper Sichuan

Përgatitja:
Në një tenxhere hedhim vajin, ndërsa qepujkat, kardamomin e shtypur i kavërdisim derisa qepujkat të zbuten dhe kardamomi të lëshojë aromën. Shtojmë panxharin, patatet, lëngun e perimeve dhe i lemë të ziejnë përreth 20 minuta. I kalojmë në mikser për të pasur një krem homogjen dhe më pas e kalojmë në një sitë. E shërbejmë në gotën e supës duke shtuar maskarponen, piperin sichuan dhe kripën e zezë indiane.