Të shijuarit e gatimeve në këtë restorant, ju kthen pas në traditë, ku kuzhina shqiptare vjen si një ritakim me traditën, për disa receta unike dhe tejet të veçanta. Shefi i kuzhinës së “Mullixhiu”, Bledar Kola, krijon art nga duart e tij, duke e bërë çdo ushqim që serviret për klientët, thjesht mbresëlënës. Me lexuesit e Elegance, ai ka vendosur të sjell katër gatime speciale. Ju bëftë mirë!
Fik Patëllxhan
Përbërësit:
Fiq
Patëllxhan
Kulumri
Gjethe burdullaku
Vaj ulliri
Uthull shege
Përgatitja:
Presim fikun dhe patëllxhanin në të njëjtën formë. Vendosim patëllxhanin të skuqet në tigan në temperaturë të ulët deri sa të zbutet. Pastaj, shtojmë fiqtë dhe i gatuajmë për një minutë më tepër dhe e largojmë nga zjarri. Marrim kulumrinë dhe e pastrojmë nga bërthama. E vendosim në një mikser duke i shtuar vaj ulliri, uthull shegë dhe ujë. E transferojmë në një salcë të balancuar.