Recetat më freskuese të verës

Një sallatë e freskët dhe e shëndetshme? Thuajini gjithmonë “po”, veçanërisht kur keni gati recetat.

Goop Louie Shrimp Salad

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Përbërësit:

120 gr karkaleca
½ lugë tabasko
1 thelpi hudhër
1 lugë gjelle vaj ulliri
50 gr majonezë
Lëng limoni dhe lëkura e tij
1 dorë sallatë
50 gr domate cherry
1 kastravec
1 vezë e zier, e prerë në 4 pjesë

Përgatitja: Kombinoni karkalecat, hudhrën dhe vajin e ullirit dhe pasi t’i marinoni mirë, vendosini në frigorifer. Përzieni të gjithë përbërësit e mbetur (përpos sallatës) në një enë të gjerë. Më pas, kaloni në tigan karkalecat e marinuar dhe skuqini nga 1 minutë nga secila anë. Në një enë tjetër, prisni sallatën, hidhni përbërësit dhe më pas, karkalecat dhe vezën.

Antioxidant Watermelon Salad

Përbërësit:
240 gr shalqi
120 gr boronicë
180 gr lulelakër, e prerë në pjesë të vogla
240 gr kastravec
35 gr qepë e kuqe
Kripë dhe piper
2 lugë vaj ulliri
1 lugë lëng limoni
Pak borzilok
Disa kokrra shege

Përgatitja: Në një tas sallate, shtoni qepët, lëngun e limonit, vajin e ullirit, kripën dhe piperin. Më pas, prisni shalqirin, lulelakrën dhe kastravecin në copa të vogla. Shtoni përbërësit në enë, përziejini dhe shtoni erëzat.

Ju bëftë mirë!