Recetë nga Restorant Artur

Fiorentina fantazia

Përbërësit:
Mishi zgjidhet në sasi sipas dëshirës
Vaj ulliri
Piper, djath grana padano
Patate kokërr

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Përgatitja:
Marrim mishin fiorentine( me origjinë skoci, austri etj) presim një copë jo më pak se 600 gr dhe e vëmë në zgarë me gurë vullkanik. Përgatisim një pjatancë me kripë të thatë të nxehur fort dhe mbi të vëmë pjatën ku kemi vendosur fiorentinën e pjekur sipas dëshirës. Ndërkohë kemi pjekur pataten kokërr në furrë e presim në mes, e mbushim me pak gjalp të freskët dhe proshutë. Dekorojmë pjatën me pataten e furrës, grana dhe salcë e tharët frutash.