Restorant B7 Zogaj: Ushqimi më i mirë në Shkodër

Mjeshtëria e gatimeve unike, me produkte sezonale të zonës pranë liqenit të Shkodrës, dhe atmosfera sa e veçantë, aq edhe romantike e restorantit B7 Zogaj, janë arsye të forta që të shijoni një vakt special në këtë vend. Peshku i freskët dominon menunë që serviret në të, krahas pjatave të tjera të shijshme që realizohen më së miri nga shefi i kuzhinës Arjon Baku. Ky restorant me pamje të mrekullueshme, i pozicionuar në fshatin Zogaj pranë liqenit të Shkodrës, është një nga eksperiencat që vlen të përjetohet në çdo stinë të vitit! Në këtë numër të Elegance, kemi sjellë disa gatime të sugjeruara nga shefi i restorant B7 Zogaj! Ju bëftë mirë!

Rizoto me ngjalë

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Përbërësit:
800 gr Ngjalë
350 gr Oriz paraboiled
40 ml Vaj ulliri
Një qepë e kuqe
30 gr Hudhër
100 gr Domate
20 gr Majdanoz
4 gjethe Sherebel Malësie
600 ml Buljon peshku ose ujë i ngrohtë
Kripë
Piper

Përgatitja:
Në një tigan hedhim qepën dhe hudhrën e prerë në kubikë të vegjël. Shtojmë vajin e ullirit dhe fillojmë dhe e skuqim në zjarr të avashtë. Në një tigan tjetër me vaj ulliri skuqim ngjalën e prerë në trashësi 1 cm nga të dyja anët dhe e kriposim. Në tiganin ku kemi qepën shtojmë orizin dhe vazhdojmë kavërdisjen për dy minuta të tjera. Shtojmë ngjalën e skuqur dhe e shuajmë me verë. Pasi vera të avullojë plotësisht shtojmë buljonin, domatet e qëruara dhe të prera në kubik, sherebelën, piperin dhe i lemë të ziejnë në zjarr të avashtë. Pak para se të ziejë orizi i shtojmë majdanozin e freskët duke e përzier përfundimisht. E servirim në pjatë dhe e dekorojmë me erëza të freskëta.