Rita Ora ndan me ne recetën e pastave super të shijshme

Në episodin e “Mama, I Made It” nga revista Elle, ishte e ftuar Rita Ora, e cila nga kuzhina e saj, së bashku me një gotë tequila në dorë, ndau me të gjithë botën recetën sekrete të mamit.

Gjithashtu, Rita rrëfeu dashurinë e saj për ushqimet pikante dhe si ka mësuar të përgatisë gatime kosovare; na tregoi pasionin e saj për gatimin, pavarësisht disa gabimeve të vogla që mund të bëjë gjatë procesit.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Receta e mamit të Ritës për Penne all’Arrabiata:

Përbërësit:
1 pako makarona penne
Hudhra
Domate
Pak salcë domateje
Borzilok
Spec djegës
Vaj ulliri

Përgatitja:
Vendosim pastat të ziejnë për 10 minuta. Ndërkohë, në një tigan, shtojmë vajin dhe hudhrat, të cilat i kaurdisim në zjarr normal. Më pas, presim specin djegës, e përziejmë me hudhrat. Presim domatet në kubikë, i shtojmë në tigan dhe nisim t’i përziejmë. Pas pak kohe, hedhim në tigan edhe pak nga uji i pastave, duke i shtuar kripë, piper, pak salcë domateje dhe borzilok.
Pas 10 minutash, heqim pastat nga zjarri dhe i hedhim në tiganin me përzierjen e përgatitur. Mund të shtoni edhe pak piper sipas dëshirës. Për më shumë shije, pak djathë, vaj ulliri dhe borzilok janë gjithmonë një alternativë e mirë.
Ju bëftë mirë!