Koncerti i parë i mbajtur mbrëmë në Tiranë, do të udhëtojë për të pasuruar jetën artistike në vend edhe në Gjirokastër e Durrës, përkatësisht në datat 12 dhe 14 nëntor.
ONE dhe ALBtelecom mbështesin koncerte të niveleve të tilla, duke synuar t’i ofrojnë artëdashësve shqiptarë, veprat dhe interpretimet më të mira të artistëve më të spikatur në vend.
I cilësuar si themelues i muzikës moderne shqiptare, Feim Ibrahimi është kompozitori, vepra të cilit i përfshin të gjitha zhanret, që nga miniaturat instrumentale, muzika e filmit, muzika e dhomës, muzika simfonike, koncertet për instrument solist dhe orkestër e deri te veprat skenike dhe elektroakustike.
Koncerti vokalo-instrumental “Peizazh i pyllit të rralluar” e mori titullin nga njëra prej poezive të Dritëro Agollit, e cila është teksti i romancës që hap mbrëmjen koncertore.
Programi përfshin 26 vite krijimtari, të një artisti që jetën ia kushtoi muzikës, deri në ditën e fundit të jetës.Partiturat e të gjitha veprave të këtij projekti, do të botohen përmes disqeve dhe do të jenë në dispozicion të të gjithë atyre që do të duan t’i shijojnë dhe interpretojnë.
Me mbështetjen e këtij koncerti prestigjioz, ONE dhe ALBtelecom shprehin sërish vëmendjen e vazhdueshme ndaj artit, kulturës dhe muzikës në vend.