Përbërësit:
1 peshk afërsisht 1 kg
2 karota
1 patate
1 qepë
1 domate
½ tufë selino
2 limona
100 ml vaj ulliri
Përgatitja:
Pasi kemi pastruar mirë peshkun dhe e kemi zier, e heqim dhe e pastrojmë nga halat(mbajmë mishin e peshkut mënjanë). Kullojmë lëngun e peshkut dhe vendosim në lëng perimet e prera bukur. Shtojmë vaj, kripë, piper. Në fund lëngun e limonit, peshkun kripën, piperin dhe peshkun e pastruar. E lemë të ziejë për 30 minuta dhe e heqim.