Shije perfekte nga restorant “Portiku”

Karpaçio salmoni

Përbërësit:
150 gr salmon
50 gr Manaferra
1 Portokall
Uthull
Vaj ulliri
Kripë, sheqer
Limon

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Përgatitja:
Përzieni në një tas kripën me sheqerin. Shtroni në një enë të përshtatshme gjysmën e përzierjes dhe vendosni mbi të filetën e salmonit. Më pas, mbulojeni me gjysmën tjetër. Vëreni në frigorifer dhe lëreni të rrijë për 24 orë. Nxirrni nga frigoriferi filetën e salmonit, shpëlajeni mirë dhe thajeni me letër kuzhine. Me një thikë shumë të mprehtë, prisni salmonin në feta të holla, dhe shtrojeni në një pjatë. Në një tas, përzieni sa më mirë që të mundeni lëngun e limonit me vajin e ullirit dhe pak kripë. Spërkasni me të fetat e salmonit. Ndani finokun në gjysmë dhe lani me kujdes fetat e brendshme të tij, në ujë të rrjedhshëm, për t’i hequr dheun që mund të jetë mbledhur aty. Prisni gjysmën e finokut në feta shumë të holla dhe përziejeni me pak kripë, vaj dhe limon. Më pas, vendosni sallatën e finokut mbi fetat e salmonit. Hidhni disa kokrra manaferre, fleta portokalli, etj.