Shije unike nga Retro Vinyl

Ravioli me spinaq dhe salcë salmoni

Përbërësit:
1 pako ravioli të freskëta të mbushura me spinaq dhe gjizë
300 gr salmon
2 lugë vaj ulliri
1 kokërr hudhër
Pak verë e bardhë
Kripë, piper
Mente për dekorim

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Përgatitja:
Në një tigan të thellë hedhim vajin me hudhrën. E gatuajmë këtë të fundit deri sa të marrë ngjyrë të kuqërremtë, dhe shtojmë salmonin e prerë në copa të vogla. I përziejmë për dy minuta dhe më pas i shuajmë me verë të bardhë, si edhe me kripë dhe piper. E heqim nga zjarri dhe e kalojmë në blender duke krijuar një masë homogjene. Lemë salcën mënjanë, dhe gatuajmë raviolit duke i hedhur në ujë të vluar përreth pesë minuta. I ziejmë, më pas i kullojmë dhe i përziejmë me salcën e përftuar më sipër. Kur e shërbejmë në tryezë, për dekor përdorim gjethe menteje.