Dominique Perrault – Gjeometri & Peizazh

Kryevepra arkitekturore në unison të përjetshëm mes dy elementëve: dritës dhe hapësirës. Struktura me dimensione karakteristike, që dominohen nga xhami, ndërsa projektet sintetizohen nga terreni dhe ku ato implementohen. Dominique Perrault, është një nga emrat më të njohur të epokës moderniste në botën e arkitekturës 

Mjeshtër i dizajnit dhe arkitekturës. Ai beson se asnjëra nuk mund të jetojë ndarazi, sepse kështu ka qenë që në krye të herës. Kjo është arsyeja që kur sheh ndërtesat e projektuara prej Dominique Perrault e kupton se në fakt ato kanë dimensione të pazakonta nga ato që keni parë deri më tani, sepse ana grafike në to është aq e pranishme sa të bën të ndalesh dhe të shohësh se si janë ndërtuar. E kur flitet për materialet, arkitekti francez beson se materialet e tillë si xhami janë baza. Nuk ka rëndësi forma si se ato vijnë, por mënyra se si arrin ta vendosësh në një ngrehinë, e cila ka si qëllim të jetë funksionale, estetike dhe mbi të gjitha duke tentuar jetëgjatësinë. Ajo që bie në sy tek Perrault është intensiteti i krijimtarisë, duke u karakterizuar nga inteligjenca dhe saktësia profesionale. Arkitektura e tij është në gjendje të sintetizojë nivelet midis të qenit lokal apo global. Ai ka dëshmuar se këto terma nuk janë reciprokisht ekskluzive. Arkitektura që ai evokon ankorohet në kontekstin kulturor, ekonomik, mjedisor e estetik, duke prodhuar një punë me shtrirje universale.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Teatri i Madh Albi, Paris
Struktura krejt unike e këtij teatri, është një nga projektet më ambicioze të Perrault. Sipërfaqet e harkuara, në formën e katrorit, duken si një platformë që i është veshur së jashtmi gjithë godinës. Ndërkohë, çdo hapësirë e brendshme i përgjigjet funksionalitetit të teatrit, me salla të performancave, ato të provave, të artistëve, etj.