Impulset e reja të Erick van Egeraat

Cili është arkitekti i njohur hollandez, që po ndryshon spektrin e stilit të ndërtimit në Rusi dhe Lindjen e Mesme?! Mishërimi i detajeve moderne, projekteve avantgarde të materializuara në terrene të njohura ku ai ndërvepron prej vitesh. Mësoni më shumë rreth Erick van Egeraat.
Në arkitekturë, çështja më e rëndësishme është aspekti estetik- bukuria! Por, kjo nuk e bën funksionalitetin, thuajse të parëndësishëm. Nëse një arkitekt realizon një godinë që tërheq vëmendjen dhe syrin estetik tek njerëzit(duke përjashtuar çështje të tjera më esenciale), atëherë ju thjesht keni bërë një ndërtesë…”Individët nuk bëjnë zgjedhje në lidhje me mjedisin e tyre të jetesës në bazë të shijeve perëndimore apo lindore apo preferencat politike. Ata bëjnë zgjedhje të bazuara mbi atë se si paratë e tyre të shpenzohen më mirë. Dhe në qoftë ndjehen të tërhequr në mënyrë të veçantë në vlerat lindore, nuk do të thotë se ata nuk mund të mirëpresin një produkt të mirë prodhuar në Gjermani, për shembull. Kjo është një linjë pune që unë e ndjek më së shumti”, thekson arkitekti hollandez.
Vershina Trade Center, Rusi
Qendra e madhe tregtare me sipërfaqe totale 37 mijë m2, me mbi tetë kate, me qendra sportive, restorante, bare, dhe klube nate nëntokësore, është një nga vendet më të frekuentuara nga vendasit e të huajt. Koncepti për ndërtimin e saj është bazuar në lojën estetike mes të errtës dhe tonaliteteve të lehta, formave të forta dhe atyre transparente. Ndërtesa është e pajisur me skemë të gjerë të jashtme të ndriçimit. Fasadat dhe vëllimet e mprehta lejojnë gjatë natës rrezatimin e dritës artificiale.