Të jetosh në vilat “Rolling Hills”

Një kompleks elitar me 120 vila elegante, i pari i këtij lloji në Shqipëri.  Kompleksi krijon një komunitet i cili ofron një përvojë jetese luksoze dhe të sigurtë. I pozicionuar në zonën e mrekullueshme të Petrelës, “Rolling Hills” gjendet midis gjelbërimit kodrinor magjepsës që ofron natyra joshëse e kësaj zone.  Ajri i pastër, natyra dhe gjelbërimi janë ndër avantazhet kryesore e të jetuarit në këtë komunitet.  Brenda kompleksit gjenden “Rolling Hills Club House” me funksione të ndryshme shërbimi për lehtësimin e jetesës së banorëve, si edhe “Rolling Hills Park Rekreativ” i cili ofron pista vrapi, fusha sporti dhe sipërfaqe të përbashkëta argëtimi për të përmirësuar jetën në komunitet. “Rolling Hills Luxury Residences” ofron një përvojë jetese tërësisht unike. Falë vendndodhjes perfekte, kompleksi ndodhet larg zhurmave dhe pluhurit të kryeqytetit dhe ju mundëson të shijoni pamjet e mrekullueshme të kalasë së Petrelës, malit të Dajtit dhe brezit të gjelbër të zonës. Zgjidhja arkitektonike është e tillë që respekton relievin natyror, duke i mundësuar çdo vile pamje mahnitëse të natyrës përreth. Gjithashtu, orientimi është rezultat i një studimi të gjatë dhe të vëmendshëm të lëvizjes së diellit nga Lindja në Perëndim, për një shfrytëzim maksimal të dritës dhe ngrohtësisë së tij.