Ku ndodheni tani dhe me çfarë po merreni?
Ndodhem në Universitetin e Arteve, Tiranë. Po bëhem gati për prova.

Cili është vendimi më i mirë që keni marrë ndonjëherë?
Çdo gjë në jetën time është e mirëmenduar dhe mund te them se pothuajse të gjitha vendimet që kam marrë kanë qënë të mira. Një nga më të mirët është kur vendosa të marr si kafshë shtëpiake Lui-n, maçokun tim.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Kur e ndjeni veten të lumtur?
Kur njeriu bën gjërat që do, atëherë është i lumtur.

Kur e ndjeni veten të trishtuar?
Zakonisht ndihem e trishtuar kur jam pushim dhe nuk kam asgjë për të bërë, sepse jam një person që dua të merrem gjatë gjithë kohës me diçka.

Çfarë nuk do të kishit hedhur kurrë poshtë?
Parimet e mia.

Kë doni më shumë?
Jetën.

Cila është ajo gjë për të cilën do të thoshit: “Nuk do ta bëj kurrë!”?
Nuk do arrija dot kurrë të kisha punë në zyrë ose profesione që janë rutinë. Kjo është dhe një nga arsyet pse kam vendosur të vazhdoj për Regji Teatri.

Cili është mëkati më i madh për ju?
Mëkati më i madh për mua është të vendosësh barriera ndaj vetes, kundrejt gjërave që mendon se nuk i bën apo arrin dot. Çdo person nëse e do vërtet diçka, gjen kohën apo çdo gjë tjetër dhe e bën.

Cila është blerja e fundit?
Veshjen e borës sepse shkova në një festë në borë fundjavën që shkoi.

Cili është qëllimi i jetës suaj?
Për momentin kam qëllime afatshkurtra. Jam në kërkim e siper për qëllimin e jetës time.

Leave A Comment

Your email address will not be published.

error: Content is protected !!