100.000 mijë të huaj blejnë prona në Shqipëri!

Jonian Antoni, Administrator/CEO i agjencisë Century 21 Albania, i ftuar në programin e mëngjesit Wake Up, flet rreth pasurive të paluajtshme dhe interesit që të huajt kanë për të blerë prona në Shqipëri. Shifrat që ai servir janë shumë interesante, në 10 vitet e ardhshme nëse infrastruktura dhe turizmi rriten me hapin e kohës, pritet që numri i pronarëve të huaj të arrijë në 100,000!
3 deri në 4 mijë të huaj nga 2 milion turistë që e vizitojnë Shqipërinë shprehin interes dhe konkludojnë kontrata blerjeje për pronat, bëhet fjalë për një shtëpi të dytë, apo shtëpi pushimi.
Z. Antoni citon se: 70% e blerësve aktualë janë fqinjët tanë nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.
Ndërkaq, i pyetur se cilat janë arsyet që i shtyjnë të huajt të blejnë në Shqipëri, ai thotë se kemi 2 karta fituese, 300 ditë me diell mbi një natyrë shumë të bukur dhe çmimet konkuruese që tregu ofron.
Viteve të fundit është vërejtur një fenomen interesant sa i përket blerësve, ata janë diversifikuar potencialisht nga Polonia, Çekia dhe sidomos vendet e ish Bashkimit Sovjetik.
I pyetur se cila është harta e blerjeve dhe çfarë preferojnë më shumë, ai shprehet:
Sigurisht që riviera është më e preferuara, por për shkak të mungesës së infrastrukturës dhe fasiliteteve, të huajt zgjedhin Durrësin dhe Gjirin e Lalëzit duke preferuar pa dyshim objekte të cilat janë në vijën e parë.
Ndër të tjera Z. Antoni shton se: projektet urbanistike dhe programet turistike duhet të shtrihen në harqe kohore 10 vjeçare sepse aktualisht kemi në treg prona të një cilësie shumë të lartë që do të përmbushin kërkesat për 4 vitet e ardhshme.