“I dërgoj shumë dashuri fansave të mi, familjes sime, ekipit tim, të gjithë artistëve të mahnitshëm me të cilët kam punuar dhe bashkëpunuar.”– Më këto fjalë prekëse ka falenderuar publikun, fansat dhe bashkëpunëtorët, këngëtarja me origjinë shqiptare dhe famë botërore Dua Lipa.
Lipa u shpall fituese dhe rrëmbeu 2 çmime mbrëmjen e djeshme nga teatri “Staples Center” në Los Angeles. “Artistja e re më e mirë” dhe “Kënga dance më e pëlqyer”, janë dy titujt që u shoqëruan me kupën e florinjtë që përfaqëson gramafonin nga ku merr edhe emrin çmimi më i rëndësishëm i muzikës bashkëkohore.
Dua Lipa është këngëtarja e dytë më e dëgjuar për vitin 2018. Këngët “New Rules” dhe “IDGAF” shkëputur nga albumi “Dua” kanë qëndruar për javë të tëra në krye të klasifikimeve dhe janë në 4 më të dëgjuarat në “Spotify”