3 koktejle super të këndshëm nga Cassie Winslow

Margarita, qitro, gin dhe tonic, kamomil dhe shumë shije dhe aroma të tjera, të kombinuara me më të mirën e natyrës, vijnë si koktejle fantastike dhe freskuese nga Cassie Winslow.
Elegance ju sjell 3 receta mahnitëse, të cilat përpos faktit që kanë shije unike, janë edhe shumë të thjeshta në përgatitje.

Paloma me kamomil dhe grejpfrut

Përbërësit:
Lëngu i një grejpfrut të kuq
2 lugë shurup kamomili
60 ml tekila
Pak ujë të gazuar
½ lugë me lëkurë portokalli
Kuba akulli
Pak kripë Himalajash
Lule kamomili për dekor.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Përgatitja:
Lyeni cepat e gotës me kripë Himalajash. Shtoni në shaker kubat e akullit, lëngun e grejpfrutit, ujin e gazuar dhe tekilën. Pas përgatitjes së koktejlit, hidhini në gotë dhe dekorojeni me lulet e kamomilit dhe disa copëza grejpfruti.


Margarita me jargavanë

Përbërësit:
2 lugë shurup jargavani
Lëngu i 4 limeve të shtrydhur
Lëngu i 1 grejpfruti
120 ml tekila
Kuba akulli
Kripë Himalajash.

Përgatitja:
Vendosni të gjithë përbërësit në një shaker dhe tundini. Pas përgatitjes, hidheni në një gotë, të mbushur me akull, cepat e së cilës i keni lyer më parë me kripë Himalajash. Për dekor mund të përdorni lulet e jargavanit.


Kamomil, qitro, gin dhe tonic

Përbërësit:
Lëng grejpfruit
240 ml gin
120 ml ujë tonik
2 lugë shurup kamomili
Akull.

Përgatitja:
Në një shaker, kombinoni lëngun e qitros, gin, ujin tonik dhe shurupin e kamomilit. Hidheni përgatitjen në një gotë, së bashku me kubat e akullit. Dekorojeni gotën me disa copëza qitroje dhe me lule kamomili.

Gëzuar!