Gati për një mëngjes plot shije?

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës dhe si i tillë duhet të jetë i shijshëm dhe shumë i shëndetshëm.
Duke qenë se ne e adhurojmë një vakt të përgatitur në mënyrë të përkryer, ju sjellim recetën e pancakes, të duhurat për të nisur një ditë fantastike.


Përbërësit:
Miell integral sipas dëshirës.
50 gr sheqer kaf.
Pak kripe.
¼ lugë kanellë.
200 ml qumësht pa yndyrë.
1 lugë shurup molle.
2 lugë vaj kokosi.
½ lugë lëng limoni.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Përgatitja:
Kombinojmë miellin, kripën, sheqerin dhe kanellën në një enë.
Në blender përziejmë qumështin, shurupin e mollës, 1 lugë vaj kokosi dhe lëngun e limonit. Pasi të jetë formuar një masë homogjene, e hedhim në enë dhe e përziejmë me një spatul. Ngrohim sobën dhe për të përgatitur pancakes, përdorim 1 lugë vaj kokosi.
Në fund, mund ta shoqërojmë me pak çokollatë ose boronica, gjithçka sipas dëshirës.
Ju bëftë mirë!