3 receta ëmbëlsirash që sfidojnë temperaturat

Kemi folur gjatë për rëndësinë e pijeve të ftohta, por nuk duhet të harrojmë impaktin e ëmbëlsirave. Elegance ju sjell 3 super receta të thjeshta, por shumë të shijshme.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Cheescake me margarita
Koktejli i preferuar mund të marrë edhe formën e një cheescake. Thjesht kini parasysh se duhet ta ngrini për 8 orë, ose gjatë gjithë natës. Pritja do ia vlejë!

Përbërësit:
6 lugë gjalpë.
10 biskota.
3 lugë sheqer.
¼ lugë kripë.
¾ kupa me pana.
5 lime.
1 masë qumësht i ëmbëlsuar.
3 masa tekila.

Përgatitja:
Së pari, hidhni 6 lugë gjalpë në një tenxhere. Zjarri duhet të jetë i ngadaltë. Në një blender, shtoni biskotat, 3 lugë sheqer, ¼ lugë kripë, gjalpin e shkrirë dhe nisni nga puna. Pasi të jetë përftuar masa, hidheni në një tas të gjerë dhe shtypeni me një gotë që të marrë trajtën e cheesecake. Ndërkohë, në një tas tjetër, shtoni panën dhe rriheni derisa të mos rrëshkasë nga tasi. Prisni 4 lime në gjysmë, qumshtin e ëmbëlsuar dhe 3 masa tekila, bashkojini me panën, shtojeni në tasin e mëparshëm me biskotat e grira dhe zbukurojeni pjesën e sipërme me lëkurë lime.
Pasi të ketë marrë pamjen e një ëmbëlsire tejet delikate, vendoseni në frigorifer për 8 orë, ose gjatë gjithë natës.

Tartë e ngrirë me çokollatë
Vera vjen, ngre temperaturat, por fatmirësisht, kjo tartë di si t’jua rregullojë ditën.

Përbërësit:
3 lugë pudër kakaoje.
2 lugë pudër qumështi.
14 biskota Oreo.
2 masa akullore me mente.
1 masë shurup sipas dëshirës.
Pak kripë.
½ kupë me pana.

Përgatitja:
Hidhni në një blender kakaon, pudrën e qumshtit dhe ¾ e masës së Oreo-ve dhe përzieni derisa të formohet një masë homogjene. Prisni në copa akulloren me mente dhe prisni 5 minuta derisa të shkrihet pak dhe me anë të një spatule, jepini formën që doni. Sipër akullores shtoni copëzat e Oreos dhe mente.
Vendoseni në ngrirje për 1 ditë.
Përpara se ta shërbeni, shtoni pak shurup, kripë dhe 1 lugë me pudër qumështi. Sipas dëshirës, mund t’i shtoni edhe çokollatë dhe të prisni edhe pak, derisa të shkrihet çokollata. Prisni tartën në formën që dëshironi dhe shijoni një ëmbëlsirë fantastike.

Akullore me vanilje
Një akullore klasike, për një verë plot aventura!

Përbërësit:
¼ grusht me pistachio.
½ lugë kanellë.
1 kupë akullore vanilje.
8 lugë kafe.

Përgatitja:
Përgatisni furrën me nxehtësi 350o dhe piqni pistachio-t për 5-7 minuta.
Në një tas, përzieni akulloren me vanilje, kanellën dhe më pas ndajeni nëpër kupa të vogla. Shtoni kafe në çdo kupë dhe pistachio për dekor.

Ju bëftë mirë!