5 ditë me stil – Redona Kalaja

Redona Kalaja / Brand & communication specialist
E hënë

E hëna cilësohet si dita e klasit, ndaj Redona ju sugjeron një veshje shumë fine: një fustan në nuancat e grisë, me prerje unike dhe shumë të këndshme mund të jetë alternativa e ditës së hënë. Stina ka të papritura, ndaj mos harroni një pallto vjeshtore në ngjyrë të errët, por as syzet që i përshtaten tipareve tuaja. Përsa i përket takave, e zeza nuk zhgënjen kurrë!

E martë

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code
E martë

Folëm për sharmin e ditës së parë të javës, por nuk ka asnjë arsye pse dita pasuese të mos ketë të njëjtin ritëm. Një kombinim shumë interesant ku dominon ngjyra e bardhë në një palë pantallona të lirshme dhe ajo e zezë në një xhaketë të shkurtër. Sigurisht, një “thyerje” nuk bën dëm, ndaj një këmishë me prerje të veçantë do t’i shtojë stilit tuaj shumë sharm. Klasikja nuk quhet e tillë pa një palë stiletto të thjeshta dhe komode. Gjithashtu, çanta e zezë është një bonus shumë chic.

E mërkurë

E mërkurë

E zeza është sinonimi i stilit, sidomos kur ndërthuret me pantallona të lirshme dhe super të rehatshme. Guxoni me një bluzë me prerje klasike, e cila i qëndron më së miri atmosferës së vjeshtës. Për të gjallëruar veshjen, Redona sugjeron sandale të larta, me takë të hollë dhe një çantë të madhe, sërish në ngjyrë të zezë. Mos nënvlerësoni detajet dhe aksesorët, sidomos ato në ngjyrë gold.

E enjte

E enjte

Java po mbaron por jo idetë tona! Të enjten rezervojeni për ngjyrat e tokës, sepse tonet e ngjyrës kafe nuk ju lënë kurrë në baltë. Fundi i preferuar, një xhaketë e gjatë sportive dhe një T-shirt i thjeshtë, të cilat kanë ngjyra të përafërta janë zgjedhja ideale dhe trinomi më stylish.  Luani me detajet: një çantë në bel, një palë taka me printe leopardi dhe syzet e zeza e kthejnë të enjten në ditën e preferuar.

 

E premte

E premte

Definitivisht vjeshta ka përzemër ngjyrat e errëta. Për ditën e premte, Redona sugjeron një veshje krejtësisht “dark”. Pantallonat e preferuara në ngjyrë të zezë, T-shirt i lirshëm në të njëjtën ngjyrë dhe këpucët dimërore janë tendenca e preferuar. Gold is the new black, ndaj një varëse e thjeshtë dhe një orë në ngjyrën gold i jep prekjen e elegancës edhe stilit casual. Si mendoni për një kapele alla franceze? Ne dhe Redona mendojnë se është qershia mbi tortë!