5 ditë me stilin e Joana Tare, Menaxhere ABA 21 Bar & Restorant

E hënë
Kodi i saj i veshjes?! Elegance dhe feminilitet! Nuanca e të zezës, dominuese në stilin e saj të fillim javës, është zgjedhje e duhur për një look modern. Xhaketa, pantallonat dhe këpucët elegante, janë stilit i preferuar për Joanën.  Aksesorët janë një pikë e fortë në look-un e saj, ku bizhuteritë në tonalitet gold e plotësojnë në tërësi.

E martë
Harmonia e motiveve në fustanin e saj, sjell dukshëm Pranverën, çka e bën të ketë edhe një stil lozonjar. Me prerje asimetrike, me rrip në pjesën e mesit, ngjyrat e ngrohta në këtë fustan e bëjnë kaq të veçantë zgjedhjen e saj. Ndërsa, sandalet në nuancë të zezë janë të dedikuara për stil dhe hapa elegant.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

E mërkurë
Kombinimi i dy nuancave, të zezës dhe asaj bezhë, është një gjetje e duhur. Xhaketa, krijon thyerjen e nuancës së zezë që dominon në stilin e të mërkurës, duke nisur nga pantallonat, tek bluza, këpucët dhe çanta. Aksesorët janë pika e fortë e përditshmërisë së saj, qoftë në ambientin e punës, apo edhe në angazhimet private.

E enjte
Janë një must i këtij sezoni! Kostumi në nuancë monokromatike, me mëngë të shkurtra dhe rrip mesi, ju bën të dukeni vërtet elegante në çdo ambient. Ndërsa, çanta si pjesë plotësuese e pamjes së saj, krijojnë një kontrast të këndshëm ngjyrash dhe motivesh interesante.

E premte
Fundjava kërkon një stil të rehatshëm, por asgjë nuk i lihet rastësisë. Ky fustan elegant në nuancë gri dhe me motive mini kuadratesh, është zgjedhja e saj për ditën që shënjon mbërritjen e fundjavës. Sandalet komode  prej kamoshi dhe me takë, janë ideale për këtë stil veshje, shoqëruar edhe me një çantë lëkure, pocket style me zinxhir gold.