5 ditë me stilin e Jona Kërtallit

Protagoniste këtë muaj në Elegance, me stilin e saj të veshjes për pesë ditë të javës, ne kemi shkëputur vetëm dy ditë nga përditshmëria e Jona Kërtallit, shefes së financës pranë Gorenje Albania. Miksimi i modernes, me detajet chic dhe sport, janë ato çka dalin në pah në look-un e saj!

E enjte
Ngjyrat e ndezura gjatë këtij sezoni, duket sikur e zbehin disi ftohtësinë e ditëve të dhjetorit! Andaj, protagonistja jonë në rubrikën e stilit, ka zgjedhur një pallto pellushi në ngjyrë rozë të ëmbël. Fundi i zi, çizmet e gjata dhe çanta e lëkurës janë të tjerë element që i rrinë më së miri look-ut të saj. Por, diferencën e bëjnë çorapet me viza-viza që janë nxjerrë mbi gjatësinë e çizmeve duke krijuar një lojë të këndshme stili në tërësi.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

E premte
Dy tonalitetet, blu elektrike dhe e zeza janë mishëruar plot stil në veshjen e të premtes, për prag fundjavën. Pantallonat e zeza të lëkurës, dhe gofi me motive dantellash në pjesën e parme dhe tek mëngët, bien menjëherë në sy. Sakaq, pallto e ngrohtë me pellush në pjesën e jakës dhe kuleta me motive pitoni janë gjetje unike për të!