5 ditë me stilin e Sarah Berishës

E hënë
Elegante dhe plot sharm në çdo detaj të stilit të saj për fillimin e javës. Pantallonat xhins dhe këmisha në nuancë bojë qielli, janë kombinuar më së miri me njëra-tjetrën. Sandalet në nuancë gold me efekt metalizato bëjnë diferencën, njësoj si edhe çanta pocket, prej lëkure dhe zinxhir të artë.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

E martë
Në harmoni të plotë me stilin që e identifikon atë, Sarah ka zgjedhur nuanca pastel, që i rrinë mjaft mirë këtij sezoni. Pantallonat e bardha, kanotiera sensuale dhe prej mëndafshi janë zgjedhja e saj. Ndërsa, xhaketa e hedhur supeve, e plotëson pamjen e saj, njësoj si edhe aksesor chic që ka zgjedhur, si vëthët e gjatë apo kuleta me xixa.

E mërkurë
Mirësevini në botën ekzotike! Duket se kjo shprehje i qëndron stilit të pantallonave që ajo ka preferuar për këtë ditë, fal motive që ato kanë. Këmisha që zbulon dekoltenë dhe mëngët në formë frudash, janë një stil tejet i pëlqyer për këtë verë. Këpucët e larta prej kamoshi, si dhe kuleta e lëkurës janë kombinuar në tërësi me gjithë veshjen e saj.

E enjte
Komode në një stil tipik që e përcjell këtë frymë! Pantallonat xhins, bluza pa mëngë po me motive lulesh me temina në të, janë të duhurat për këtë look të ditës së enjte. Ka zgjedhur atletet për hapa praktik, por mbi të gjitha plot stil. Sa i takon syzeve, ato janë aksesor i pandarë në pamjen e saj.

E premte
Nëse jeni gati për një fundjavë plot argëtim, por mbi të gjitha me stil, kjo veshje mund të jetë një ide e spikatur për ju. Minifundi i lëkurës me zinxhir në pjesën e parme dhe këmisha e bardhë, janë kombinimi perfekt. Sandalet e larta me motive animal dhe kuleta gri metalizato bëjnë diferencën.