Intervistat e Giorgio Armani-t, numërohen me gishtat e njërës dorë, por kur flet, e gjithë industria e modës mban shënim. Zgjedhjet, preferencat dhe shija e tij kanë definuar stilin që prej vitit 1975 dhe ende, Armani vijon të mbajë kurorën e prurjeve fantastike, të cilat sapo lançohen, mahnisin botën.
Këtë vjeshtë, Emperio Armani do të sjellë një kapsulë të re, e cila do na shoqërojë gjatë. Stil minimalist, klas, shpirti urban, kombinime të jashtëzakonshme për burra e gra; të gjitha përmblidhen në linjën e dytë të Armani.
Në mes të gjithë interesit që ngjall një linjë e re nga perandoria e stilit, Giorgo Armani gjendet në humor të mirë dhe jep një intervistë të shkurtër, por tejet të dobishme për të gjithë. I lindur për të krijuar, mjeshtri i stilit na rrëfen 5 veshjet “must have” që nuk duhet të mungojnë kurrë në garderobën e një gruaje.
Nisim me xhaketën, njëkohësisht e preferuara e stilistit ikonik. Një vijë e hollë mes feminiles dhe maskulines, xhaketa është ajo veshje që kombinohet me gjithçka. Është casual, e rehatshme dhe të bën të dukesh gjithmonë e kuruar, kudo. Armani frymëzohet shumë nga xhaketat, jo më kot e ka “privatizuar” prurjen e modeleve të reja dhe unike, të cilat nuk mungojnë në asnjë koleksion.
Vijojmë me pantallonat komode, të cilat sigurisht do t’ju dhurojnë rehati, por edhe vetëbesim. Investoni në një palë pantallona të rehatshme, të cilat do t’ju duhen shumë gjatë vjeshtës dhe dimrit.
Bluza “të zakonshme”. Kush mund ta mohojë magjinë që i bën veshjes një bluzë e thjeshtë, e cila të bën të dukesh casual dhe super në formë?
Bluza “femërore”. Për t’u ndjerë seksi, joshëse dhe plot vetëbesim.