Galeria Nicolai Wallner daton që prej vjeshtës së vitit 1993 dhe është një prej galerive më të famshme në botë, për shkak të qasjes drejt kontemporanes, së ardhmes dhe koncepteve që kanë thyer tabu në artin pamor. Prej dekadash galeria promovon artistë ose grupe që është e vështirë t’i definosh, por patjetër duhet të njihesh me krijimet e tyre.
Inovacioni dhe ekskluziviteti i veprave pamore ka qenë gjithmonë në fokusin e galerisë dhe sigurisht, vazhdon të jetë dhe sot. Shpirti i lirë i viteve 1993 vazhdon të jetë prezent edhe në ditët e sotme, duke promovuar artin unik dhe guximtar, si një piskamë e së tashmes, si një simbol i artit dhe fuqisë së tij.
Sot, në 2019, Nicolai Wallner bashkëpunon me çdo artist që promovon, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në lidhje me karierën, artin dhe njohjen më të gjerë të artistit në galeritë dhe muzetë ndërkombëtarë. Përpos krijimeve dhe promovimit të tyre, galeria e Kopenhagen kujdeset për vizibilitetin dhe prezantimin e artistit në nivele botërore, duke ndihmuar kështu edhe në përhapjen e artit kontemporan, i cili zhvendoset nga kryeqyteti danez në të gjithë globin.
Galeria e artit kontemporan nuk i jep prioritet vetëm artistëve skandinavë, përkundrazi, bashkëpunon edhe me artistë internacionalë, duke shkëmbyer teknikat, autencitetin dhe konceptin e tyre, ideologjinë dhe impaktin e artit pamor në botë.
Të shprehësh një këndvështrim, një koncept, një ndjesi apo thjesht të ndezësh një polemikë, të gjitha i realizon arti kontemporan, i cili ka gjetur një strehë që e suporton gjithmonë, galerinë Nicolai Wallner.
Galeria e artit kontemporan mirëpret një numër të madh ekspozitash, nga të cilat do të veçojmë:
I would love just one flower, I don’t need the whole bouquet.
Summer Show.
Ekspozita e Jakob Kolding.
Ekspozita e Christoph Ruckhaberle.
Spike Art.