Malù Dalla Piccola, artistja italiane e cila aktualisht jeton në Paris, shquhet për stilin e saj hibrid dhe autentik, i cili bashkon historinë, traditën, shpirtin e lirë dhe futurizmin.

Silueta e një artisteje
Nëse do të duhet ta definojmë stilin e Malù Dalla Piccola, nuk gjejmë një epitet më të mirë se “pikant”. Tiparet e saj tejet ekzotike, sytë e shndërritshëm, toni i zërit linear dhe profili i Kleopatrës, e bëjnë siluetën e artistet 25-vjeçare të tërheqë gjithmonë vëmendje.
E lindur në Romë, Malù ka kërkuar vetveten në Milano, Londër, Moskë – qyteti ku zbuloi dashurinë për artin dhe pikturën – për t’u zhvendosur në Parisin e stilit, një një apartament të këndshëm, të cilin e ndan me të dashurin e saj.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Arti dhe penelat
“Mes penelave dhe performancës sime, ndjek dëshirat e mia”, – shprehet piktorja italiane, e cila zakonisht e shpreh shpirtin e saj në piktura vaji; me teknikën “one line”, në materiale si xhami apo plexiglass-i.
Një tjetër “fiksim” i artistes është të pikturojë të njëjtin person disa herë, pasi në këtë mënyrë jo vetëm “stërvitet”, por ndryshon qendrën gravitacionale të punës së saj, edhe nëse portreti kthehet në një imazh abstrakt.
Jo rrallëherë Malù Dalla Piccola eksperimenton me përvojat e personave që njeh, duke i përshtatur në pikturat e saj.

Stili
Gjatë ditës, artistja vesh një palë xhinse të lirshme, tank top, ose jumpsuit të bardhë, ndërsa gjatë natës, një fustan vintage, taka të larta dhe diçka nga garderoba e të dashurit përbëjnë trinomin që nuk zhgënjen kurrë.
Në rast se ndihet pak melankolike, zgjedh gjithmonë të zezën.

Designers që adhuron
Universi që ka krijuar Dior është një dashuri e veçantë për Malù-në, por gjithashtu admiron edhe krijimet fantastike të Prada, Bottega Veneta, Missoni, Forte Forte, Loro Piana dhe labeleve italiane. Përsa i përket designers të rinj, një vend special në garderobën e saj zënë: Alfie, Alice Fresnel, Bourgine, Cult Gaia, Jacquemus dhe Marine Serre.

Bizhuteritë
Malú preferon bizhutë që rrëfejnë histori, veçanërisht gurët e çmuar. Dy bizhuteri e shoqërojnë përherë, në çdo episode të jetës së saj: unaza e safirit që ka trashëguar nga familja dhe një varëse nga brand-i Ollone & Ollone.

Këpucët
Për momentin, sezoni i verës premton shumë diell, ndaj shapkat velvet dhe sandalet lëkurë janë të preferuarat e artistes italiane.

Ikonat që e frymëzojnë
E ëma dhe gjyshja, si dhe Françoise HardyTilda SwintonAudrey HepburnJean SebergNiki de Saint Phalle dhe Patty Bravo.

error: Content is protected !!