The Gentleman. Matthew Zorpas – Disa kanë stil, disa jo!

Arritja më e madhe e një njeriu që merret me stilin e jetesës dhe mbi të gjitha me influencimin e rrymave të modës, është ta kthejë këtë në profesion dhe mund të themi se Matthew Zorpas e ka arritur këtë.

Që prej vitit 2012, ai ka themeluar blog-un e tij që mban emrin “The Gentleman Blogger”, një dritare që flet për stilin e rafinuar të jetës së një burri.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


Imazhi i tij chic, udhëtimet e shumta dhe mbi të gjitha, mënyra se si ai i qaset publikut, e kanë shpërblyer. Që prej vitit të parë, faqes së tij i janë akorduar disa çmime. Ndërsa në një intervistë për “Squer Mile”, i pyetur për se si ai u kthye në një “blogger”, Zorpas jep një përgjigje shumë të zgjuar:

“Pasi u diplomova në komunikim dhe praktikova marketingun digjital, vendosa ta kthej dijen time të marrë ndër vite në një biznes të vërtetë”


Ajo që i bën të suksesshme faqet sociale dhe blog- un e Matthew janë pa dyshim qartësia e stilit që ai promovon dhe diversiteti në terma të stilit të jetës që ai bën.

“Unë kam mundësinë të udhëtoj shumë dhe të shoh vende të ndryshme, kjo më bën më të hapur ndaj të ndryshmes dhe më jep mundësinë të gjej veten të përfshirë në kultura që nuk i njihja më parë”.

Matthew Zorpas është një konsulent imazhi që jeton dhe punon në Londër. I lindur dhe rritur në Qipro, Matthew u vendos në kryeqytetin britanik si student i Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publikun, në Universitetin e Londrës. Ai i thelloi studimet e tij në Universitetin e Ekonomisë dhe më pas, u diplomua për Komunikim të Mediave Globale.


KARRIERA
Pas studimeve, ai ndërtoi një kompani të pavarur që promovonte dizajnin bashkëkohor në skenën e modës londineze. Gjatë asaj periudhe, ai mori pjesë në disa projekte për marka të ndryshme dhe projekte si “Britain’s Next Top Model” apo “Motorola”.

Në vitin 2011, Matthew u votua nga revista “Esquire” si burri i dytë i veshur më mirë në të gjithë Britaninë e Madhe. Vetëm dy vite më vonë, revista “GQ” e përshiu në klasifikimin e 5 ikonave të modës për 2013-ën. Aktualisht Matthew jep leksione në kolegjin “Luxury Management and Communications” dhe në “Instituto Marangoni”.


BLOG
Blog- u i Matthew është i ndarë në katër kategori kryesore: Ballina, e cila shërben për të dhënë një ide të përgjithshme për çka ofron kjo dritare; Stili i Jetës, ku veç fotografive do të gjeni edhe artikuj që flasin për eksperiencat dhe këshillat e Matthew, ndërkaq kategoritë më interesante mbeten Udhëtimet dhe Videot.


Gjatë intervistës së tij për “Squar Mile”, përgjigjja më interesante mbetet ajo e pyetjes “cila është këshilla që ju do të jepni për të nisur këtë biznes?”.
Matthew ka një ide shumë të thjeshtë, por me shumë vlera!
“Si çdo biznes tjetër në botë, mos ndiq hapat e dikujt tjetër, vendos status quo-në tënde dhe merr frytet e suksesit”