Po sikur të ekzistojë një linjë shumë e hollë mes impaktit të artit të promovuar dhe hapësirës artistike që e prezanton atë? Japonia, vendi i cili kulturën e artit e ka po aq të rëndësishme sa kulturën e një jetese që bazohet te axhenda dhe ndiqet me përpikmëri, na prezanton me një ishull i cili i dedikohet krejtësisht artit bashkëkohor.


Në këtë hapësirë të jashtëzakonshme gjejnë vend vepra të mirënjohura, duke nisur nga kungulli ikonik i Yayoi Kusama, e duke përfunduar te magjia e veprave të Monet.
Projekti ka marrë formë nga një ide qëndrore, e cila ka në fokus komunitetin dhe ndikimin që njerëzit ndiejnë prej artit (kjo është edhe arsyeja pse promovohen vepra mbarëbotërore).

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


Gjeneza e këtij plani nisi që në vitin 1992, duke prezantuar një ndërtesë me strukturë prej xhami dhe interior minimalist, ku më së shumti dominonin objektet e drurit. Kjo godinë do të shërbente njëkohësisht si hotel dhe si një hapësirë e cila do të promovonte koleksione dhe premiera të artit bashkëkohor.
Për krijimin e një parajse të tillë artistike, duhet t’i japim meritat sipërmarrësit Soichiro Fukutake, i cili e vizitoi ishullin për herë të parë në vitin 1980 dhe u impresionua nga industrializmi i post-luftës. Vitet që pasuan, ishulli do të njihte një prej dukurive më mizore për një vend, shpopullimin masiv.


Kështu, Fukutake zgjodhi një seksion të veçanë të Naoshima-s dhe me ndihmën e mjeshtrit të arkitekturës, Tadao Ando (i njohur si “perandori i konkretes”), ishulli mori një trajtë unike, duke u kthyer në një prej atraksioneve më të veçanta të arteve pamore.

error: Content is protected !!