Që prej tetorit, kur dy artistet ndërkombëtare u panë duke xhiruar një “projekt sekret” në rrugët e New York, publiku menjëherë menduan për një bashkëpunim muzikor dhe kanë qendruar në pritje. Më në fund, pritjes i erdhi fundi dhe dy superyjet, të enjten sollën bashkëpunimin e shumëpritur, “Prisoner”.
Në videon e re, divat e muzikës pop festojnë, shfaqen shumë joshëse, plot vetëbesim dhe super të lumtura, ndërkohë që janë të mbuluara me qershi dhe bojë të kuqe për të dhënë efektin e gjakut.
Të veshura si yje rock-u, në rolin e vampireve sexy, vajzat sjellin shumë trasgresivtiet dhe një performancë të jashtëzakonshme.
Kënga është edhe një dedikim ndaj dashurive të humbura të Dua-s dhe Miley-t, ku përmes artit, i tregojnë vendin ex-ave që nuk kanë më vend në jetën e tyre.
Shijoni këngën dhe përjetoni vetëbesimin dhe artin e Duas dhe Miley-t.