Në kohë të largëta, kur fijet e komunikimit ishin vetëm ca tela të lidhur pas shtyllash betoni, që në kohë furtunash rrëzoheshin, fillrojtësit që endeshin maleve për t’i rilidhur telat e këputur ishin më të padukshmit, por më të rëndësishmit e që shpeshherë quheshin heronj.
Sot, ndërsa bota modernizohet e zhvillohet drejt teknologjisë, termi fillrojtës as që njihet e kuptohet si term, sidomos nga të rinjtë. Por, edhe pse s’quhen më kështu, ata, punonjësit, inxhinierët, gjithë skuadra e teknologjisë, vazhdojnë të jenë aty, në çdo kilometër të rrjetit, në krye të detyrës, me vështirësitë e sfidat e përditshme, për t’i siguruar njerëzimit rrjet të fuqishëm celular e fiks, 24 orë në 24.
Në këto kohë teknologjike, ata ngrenë e mirëmbajnë antena gjigante, cep e më cep Shqipërisë, deri edhe në zonat më të thella. Punojnë sigurisht në të tjera kushte e rregulla sigurie, por mbeten po aq heronj sa fillrojtësit e dikurshëm. Ndërsa, falë teknologjisë, ne punojmë, studiojmë online (sidomos në këto kohë pandemie), lundrojmë me orë të tëra në internet, komunikojmë me miqtë e të afërmit tanë nëpër botë, e ndihemi si të ishim pranë tyre, as që na shkon ndër mend se kush janë ata që na e sigurojnë gjithë këtë komunikim.
Vëmendjen për ta e ka, sigurisht, kompania për të cilën ata punojnë. Vetëm pak ditë më parë Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Achilleas Kanaris, u bashkua me skuadrën e inxhinierëve, atje në terren, në një prej stacioneve të rrjetit Vodafone, për t’u shprehur atyre mirënjohjen për gjithë punën e palodhur që ata bëjnë çdo ditë për të garantuar performancë të shkëlqyer të rrjetit celular e fiks në treg, ku Vodafone është pa diskutim i pari dhe së fundmi, me një tjetër arritje, duke u renditur i 8-i në botë për shpejtësinë e internetit në celular, bazuar në rezultatet e testimeve nga Speedtest by Ookla.
“Këtë vit kemi arritur edhe më shumë. Bashkuam rrjetin tonë celular dhe fiks në pak muaj, për të krijuar rrjetin e parë Gigabit të konvergjuar me fibër dhe 4G në Shqipëri. Përfitimet e këtij investimi për familjet dhe bizneset shqiptare janë të dukshme dhe ky është vetëm fillimi. Përpos kësaj, arritëm të menaxhojmë suksesshëm rritjen e fluksit të komunikimit gjatë pandemisë, duke dyfishuar kapacitetin e rrjetit brenda natës. Një tjetër vit, një tjetër histori suksesi për skuadrën tonë të teknologjisë. Ju lumtë! Na bëni krenarë çdo ditë!”, është shprehur z. Kanaris në postimin e tij në LinkedIN dedikuar heronjve të rrjetit.
Falë këtij ekipi dhe investimeve të vazhdueshme, Vodafone Albania ka siguruar rrjetin me performancën më të mirë në vend. Sot më shumë se kurrë e kuptojmë se sa i rëndësishëm është komunikimi dhe për më tepër sa e rëndësishme është që nevojat për komunikim t’ia besojmë një kompanie serioze dhe të qëndrueshme në treg, për të cilën, klienti dhe nevojat e tij janë prioriteti kryesor.
Heronjtë e rrjetit qëndrojnë pas çdo risie që Vodafone prezanton në treg. Ata kujdesen që të jemi gjithnjë të lidhur me njëri- tjetrin, në çdo kohë dhe nga çdo cep i Shqipërisë.