Një kek me karrotë është një ëmbëlsirë shumë e thjeshtë, e cila do t’jua bëjë fundjavën edhe më të bukur.
Përgatitja: 30 minuta.
Gatimi: 54 minuta.
Përgatitja:
330 gr miell.
250 gr sheqer kaf.
9 gr sodë.
5 gr kripë.
6 gr kanellë pluhur.
180 ml ujë.
125 gr vaj.
280 gr karrota të grira.
Përgatitja:
Në një enë hedhim miellin, sheqerin kaf, sodën, kripën dhe kanellën. Gradualisht hedhim ujin, vajin dhe e përziejmë derisa të krijojë një masë homogjene dhe shtojmë karrotën e grirë.
Nxehim paraprakisht sobën në 160° C dhe në një tavë pjekjeje hedhim masën e përgatitur. E pjekim për 14 minuta dhe e ulim temperaturën në 140° C dhe për 40 minuta, e pjekim në këtë temperaturë.
Për servirje, mund t’i shtojmë sipas dëshirës sheqer pluhur ose arra amerikane pecan.