Cilësohet si arkitekti tre dimensional, me forma të ndërtuara në hapësira të mbushura me simbolikë, histori, kulturë, mite dhe qartësi thellësisht të ndjeshme. Shqisa të këtilla luajnë rol jetik në procesin e projektimit të arkitektit amerikan, që është sot një emër i njohur në gjithë botën
Ai kap shpirtin e tokës, më shumë se çdo arkitekt tjetër në botë! Sa imagjinar, aq edhe bindës në projektet e tij, “gjyqtarët” dhe profesionsitët e kësaj fushe e etiketojnë kësisoj punën e Antoine Predock, i cili ka avancuar një stil arkitekture që ka si qëllim ndikimin dhe frymëzimin tek gjithë ata që përfshihen për të lënë gjurmë në hapëirat arkitekturore anëkënd botës. Ndërtesat e tij janë dizenjuar për t’u eksploruar, ndier dhe zbuluar! Por, Antoine i kushton rëndësi të veçantë arkitekturës dhe ndërveprimit të saj me banorët që jetojnë në to. Përvoja e tij, e cila luhatet me artit dhe arkitekturës, ka bërë që projektet e tij më shumë se një strukturë statike të jenë performanca reale. Repertori i punëve, nuk është thjesht një vazhdë krijimesh individuale, por edhe një funksion si njësi rritje, apo ndalesë tipike përgjatë një udhëtimi konceptual.
Muzeu i shkencës dhe industrisë, Florida
I përfunduar në vitin 1995, forma sferike e këtij muzeu, vjen në harmoni të plotë me territorin ku është implementuar ky projekt. Përpos, formës së veçantë, veshja e jashtme prej xhami blu reflektues, është një tjetër detaj që spikat në tërësi në gjithë projektin e Predock, përpos mermerit dhe xhamit, që janë përdorur për si element për të ndarë hapësirat e brendshme të muzeut.