Fundjava është koha e duhur për të përgatitur një ëmbëlsirë të thjeshtë dhe të shijshme. Këtë radhë, kemi menduar për tiramisunë, ndaj ju sjellim recetën e Simone Tondo.
Përbërësit:
500 ml krem.
500 ml mascarpone.
9 të verdha vezësh.
150 gr sheqer.
1 bustinë vanilje.
Kafe e hidhur.
40 biskota Savoiardi.
Kakao e athët.
Përgatitja:
Përzieni së bashku kremin, mascarponen dhe vaniljen. Më pas, shtoni të verdhat e vezëve dhe trazojini mirë me sheqerin. Më pas, bashkojini të dy masat, me shumë kujdes.
Merrni një enë të bollshme, hidhni fillimisht shtresën e parë të kremit, më pas biskotat Savoiard të cilat do t’i zhysni paraprakisht në kafe. Pasi t’i rreshtoni, spërkatini me pak kakao. Ndiqni të njëjtën procedurë për shtresat e tjera. Mos harroni që kur të mbaroni të gjithë procesin, ta spërkasni sërish tiramisunë me kakao pudër.
Ju bëftë mirë!