Së bashku, drejt arritjeve të reja! – Konferenca Vjetore e Shitjeve të One Telecommunications 

One Telecommunications organizoi Konferencën Vjetore të Shitjeve (online), ku prezantoi arritjet e kompanisë përgjatë vitit 2020, vlerësoi performancën më të mirë të partnerëve, si dhe prezantoi strategjinë e shitjeve për vitin 2021. 

Në fjalën e tij të mirëseardhjes, Emil Georgakiev, Drejtori Ekzekutiv i One Telecommunications, shprehu kënaqësinë e tij për rezultatet e arritura në vitin 2020, dhe përgëzoi partnerët për përpjekjet e tyre për tremujorin e parë të këtij viti. 

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

“Sipas raportit më të fundit nga AKEP për tregun celular, vetëm në 6 muajt e fundit ne kemi rritur pjesën tonë të tregut nga 32% në 37%. E njëjta gjë vlen dhe për portabilitetin e numrave, ku One e mbylli vitin 2020 shumë pozitivisht, me rreth 4,400 numra të portuar nga operatorët e tjerë. Kjo tregon që tashmë jemi një skuadër më e mirë, e cila po performon më mirë se më parë. 2021 është një vit edhe më sfidues, prandaj duhet të vazhdojmë të jemi edhe më të fokusuar dhe të përkushtuar!”, vijoi Georgakiev. 

Drejtori i Divizionit Komercial të One, Athanasios Paraskevas, i cili drejtoi dhe konferencën, vuri theksin te realizimi i premtimeve të bëra partnerëve dhe abonentëve një vit më parë, mes të cilave ishin investimet e konsiderueshme për modernizimin e infrastrukturës së rrjetit One, rimodelimin e pjesës më të madhe të dyqaneve të kompanisë dhe ofrimi i produkteve dhe shërbimeve më të favorshme për abonentët. 

“Falë investimeve të konsiderueshme të bëra nga kompania, rrjeti i One Telecommunications zotëron aktualisht mbulimin më të gjerë në Shqipëri me 98.1% të territorit dhe shpejtësinë më të lartë të internetit deri në 1.2 Gbs. Gjithashtu, ofrimi i paketave me çmime të favorshme, i aparatëve celularë më të mirë me këste dhe produkti HomeNet, internetin e shpejtë në shtëpi, ka bërë që eksperienca e klientit të jetë akoma dhe më e mirë,” u shpreh Paraskevas. 


Një nga momentet kyçe të konferencës ishte dhe shpallja e partnerëve me arritjet më të mira për vitin 2020.  Çmimi Performuesi më i Mirë iu dha 11 partnerëve në qytetet e Tiranës, Shkodrës, Vlorës, Përmetit, Peshkopisë, Lushnjes, Durrësit dhe Elbasanit.
 

Krijimi i një marrëdhënieje besimi dhe bashkëpunimi me partnerët është një nga shtyllat e strategjisë së One Telecommunications dhe për këtë arsye, konferenca e përvitshme e shitjeve do të vijojë me takime të vazhdueshme rajonale, me qëllim që palët të jenë sa më transparente dhe gjithëpërfshirëse në rrugëtimin e përbashkët për të ofruar shërbimin dhe produktet më të mira për klientët shqiptarë!