One Telecommunications sjell zyrtarisht përvojën më të mirë në telefoninë e lëvizshme

Rrjeti i One Telecommunications arrin rezultate të shkëlqyera në testimin e kryer nga Umlaut për vitin 2021, në lidhje me mbulimin me brezin e gjerë të frekuencave dhe shpejtësinë e shkarkimit nga interneti. Organizata ndërkombëtare, e njohur për testimet në rrjetet e telefonisë së lëvizshme, sapo ka bërë publike rezultatet për këtë vit, ku One Telecommunications vlerësohet si operatori “Më i mirë në testim”.

Hakan Ekmen, Drejtor Ekzekutiv i Telekomunikacionit në kompaninë Umlaut, përgëzon One Telecommunications që u sjell përvojën më të mirë abonentëve të telefonisë së lëvizshme në Shqipëri, duke u shprehur: “One është operatori që u vlerësua më mirë në testimet për mbulimin me brez të gjerë dhe shpejtësi shkarkimi për klientin. Këto veçori bëhen më të rëndësishme gjatë periudhës sfiduese të pandemisë. Testimi Umlaut i telefonisë së lëvizshme është standardi real i industrisë, i cili vlerëson me paanshmëri dhe transparencë infrastrukturën digjitale globale”.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

One Telecommunications ka marrë 895 pikë nga një total prej 1,000 pikësh në testimin e rrjetit të lëvizshëm. Mbulimi me sinjal në brezin e gjerë të frekuencave dhe shpejtësia e shkarkimit nga interneti për klientin gjatë gjashtë muajve të fundit, janë kategoritë kryesore ku rrjeti One u shpall fitues ndaj operatorëve në vend.


Emil Georgakiev, Drejtor Ekzekutiv i One Telecommunications, shprehu kënaqësinë që përpjekjet janë shpërblyer: “One premtoi rrjetin më të mirë në vend dhe e mbajtëm premtimin brenda kaq pak kohe. Rrjeti ynë vlerësohet në 2021 për përvojën më të mirë të klientit në Shqipëri, pasi ofron mbulimin më të mirë në brezin e gjerë dhe shpejtësinë më të lartë të shkarkimit nga interneti sipas standardeve ndërkombëtare. Nga teknologjia jonë 4G+ dhe siguria e saj përfitojnë të gjithë qytetarët. Rrjeti One është i sigurt, i shpejtë dhe i besueshëm. Ne jemi të vendosur të vazhdojmë investimet për t’u konfirmuar si operatori i preferuar në Shqipëri”.

 Kjo arritje përkon me një moment historik për kompaninë, që është 25-vjetori në tregun shqiptar të telekomunikacionit. Janë dy dekada e gjysmë risi teknologjike, standarde të reja dhe kontribut ndaj shoqërisë. Tashmë, One ka sjellë në treg vlera të reja dhe një qasje të re. Rrjeti i certifikuar dhe larmia e pakrahasueshme e pajisjeve në dyqanet One plotësojnë përvojën e shkëlqyer të abonentit. Në ditët e sotme, teknologjia është bërë më e natyrshme dhe e përditshme.

Rreth One Telecommunications

One Telecommunications mbulon 98,5% të popullsisë me sinjal 4G, ofron mbulim 7 herë më të mirë në mjediset e brendshme, si edhe ka shënuar shpejtësinë më të madhe të shkarkimit nga interneti në vend, prej 1,2 Gpbs.

Kompania bashkëpunon me liderë botërore si Ericsson për ta bërë rrjetin One sa më të sigurt të jetë e mundur. Rrjeti One është vlerësuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit si operatori i parë në rajon që plotëson standardet ndërkombëtare për sigurinë e internetit dhe mbrojtjes së të dhënave.