Data 5 korrik sjell 5 receta koktejlesh

Stina e verës kërkon një koktejl fantastik, me përbërësit e stinës, ndaj në Elegance ju sjellim 5 receta, të cilat janë të thjeshta dhe super të shijshme.

 

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Strawberry Grapefruit Bourbon and Chamomile Brunch Punch

Një koktejl freskues, me ingredientët më të mirë!

Përbërësit për shurupin e kamomilit: Shtoni 3 gota ujë, 2 ½ gotë sheqer në një tenxhere dhe vendosini në sobë, në temperaturë normale. Pasi të jetë përgatitur ëmbëlsuesi, hiqeni nga zjarri dhe shtoni 8 bustina kamomil. Mbulojeni masën e përgatitur me kapak dhe lëreni të ftohet për 15 minuta. Më pas, hiqni bustinat dhe futeni tenxheren në frigorifer, për të paktën 1 orë.

Për koktejlin: Në një blender hidhni 4 gota me lëng grapefruit, ½ gotë me luleshtrydhe të prera dhe miksojini derisa të arrijë një pamje si smoothie. Përzierjen hidheni në një gotë të gjatë, shtoni shurupin e kamomilit, 3 gota bourbon, pak lëkurë grapefruit, luleshtrydhe dhe akull.

 

Meyer Lemon Margarita

Diell dhe margarita, kombinimi më i mirë!

Përbërësit:

Lëng limoni.

Lëkurë limoni.

Sheqer.

Kripë.

Përgatitja: Në një gotë shtoni të gjithë përbërësit e mësipërm dhe akull. Në shaker miksoni 2 masa tequila, 1 masë triple sec, 2 masa lëng limoni dhe tundeni derisa të jetë gati. Në gotën me përbërësit, hidhni miksimin e shakerit dhe shijojeni!

 

Watermelon Refresher

Fruti i preferuar i verës, i rimishëruar në një koktejl të papërsëritshëm!

Përbërësit:

Vodka me kastravec.
Lime.
Shalqi.
Lëkurë lime.
Sheqer.
Kripë.
Porsecco.

Përgatitja: Në një koktejl shaker hidhni 4 masa vodkja me kastravec, 4 copa shalqiri të prera në kubikë dhe 2 copa lime. Ndërkohë, në buzët e gotës kaloni pak lime, sheqer, kripë dhe lëkurë limoni. Mbushni gotën me akull dhe shtoni përbërësit e shakerit. Mund të shtoni edhe pak prosecco, gjithashtu shalqi, mente dhe kastravec.

 

Spicy Tomato Gin & Tonic

Pak “spicy” nuk i bën dëm askujt, sidomos kur kemi të bëjmë me një koktejl.

Përbërësit:

Lime.
Pomodorini.
Lëng limoni.
Piper i zi.
Kripë.
Spec djegës.
Kastravec.
Ujë tonik.

Përgatitja: Në një enë të vogël përzieni 2 lugë kripë dhe ½ lugë me piper të zi. Në një shaker shtoni lime, 2 filxhanë pomodorini, lëng lime dhe tundini të gjithë ingredientët. Më pas, në gotën e koktejlit do të shtoni ingredientët e shakerit, ujë tonik, një spec djegës, copëza lime dhe kastraveci, si dhe ujë tonik. Buzët e gotës mund t’i dekoroni me kripën dhe piperin që përziet në enën e vogël.

 

The banana Stand

Një koktejl mbresëlënës, për të freskuar çdo ditë!

Përbërësit:

Captain Morgan LocoNut.
Liker bananeje.
½ banane.
Kanellë.

Përgatitja: Në blender shtoni 1 masë Captain Morgan LocoNut, 5 masa liker bananeje dhe ½ e një bananeje të qëruar. Shtoni akull dhe miksojeni. Servireni në një gotë të gjatë koktejli, së bashku me kanellë.

Ju bëftë mirë!