Një ditë- natë e gjatë, e zhurmshme, e gëzueshme, që nisi në orët e paradites për të zgjatur deri në orën 23.00. Një festë me muzikë e aktivitete të ndryshmë që mblodhi shumë të rinj në sheshin “Italia”. Një eksperiencë e jashtëzakonshme që u komunikua gjatë në rrjetet sociale nga JuthApp, por çfarë ishte edhe më e rëndësishma, që u shijua më në fund live nga terreni, fizikisht, me një energji që mund të ndizte vetëm “JUTH Urban Day”.
Kështu u quajt ky event ku performuan Buta, Sardi Strugaj, Peter Pan Quartet, Brios e disa nga artistët e rinj Bulza Festival, që është mbështetur nga JUTH by Vodafone, me qëllimin për t’u hapur të rinjve një portë e rrugë më shumë drejt pasioneve e dëshirave të tyre. Në këtë frymë u mundësua dhe u organizua dje më 8 korrik, në sheshin “Italia” edhe “JUTH Urban Day”, si një ditë- natë që do të zgjaste 13 orë, me muzikë e ritëm por dhe me shumë aktivitete të tjera si face painting, skating (me performace dhe kurse falas), graffiti artist si dhe lojra në PlayStation 5, ku patën mundësi të angazhoheshin të gjithë pjesëmarrësit.
Një tjetër moment intersant ishte dhe këndi i takimit virtual me artistët, ku moderatorja Krista Merkoci bëri intervista e biseda miqësore me pjesëmarrësit.
“JUTH Urban Day” ishte dita e duhur për të rinjtë e qytetit.