Kur bëhet fjalë për termin “shtëpi mode”, mund të themi se Gucci i jep kuptimin e parë! Tanimë, për të promovuar koleksionin e ri, gjiganti i modës shkon në një shtëpi tradicionale të Kyotos, Japoni.
Koleksioni më i ri është pagëzuar “Aria” dhe është krijuar nga drejtori kreativ, Alessandro Michele.
Për përzgjedhjen e vendndodhjes, Gucci ka zgjedhur pikërisht qytetin legjendar, për lidhjen e ngushtë që ka me traditën, por edhe dëshirën për të qenë gjithmonë inovativë. Në këtë pikë bashkohen pikëpamjet dhe vizionet e Gucci, njëkohësisht edhe historia e Kyotos.
Me qëllim promovimin e koleksionit “Aria”, Gucci rinovoi shtëpinë tradicionale machiya, e ndërtuar në vitin 1920. E njohur si Former Kaëasaki Residence, shtëpia është vlerësuar me shumë çmime në arkitekturë dhe sigurisht, është një vlerë shumë e çmuar për qytetin japonez.