One Telecommunications sjell për herë të parë në Shqipëri planet e komunikimit ULTRA UNLIMITED, me komunikim pa limit dhe shpejtësinë e internetit që nuk bie asnjëherë. Pas 1 viti të suksesshëm, kur One është rritur në mënyrë të qëndrueshme dhe është certifikuar si “Rrjeti më i mirë” nga UMLAUT, prezanton një koncept plani tarifor krejtësisht të ri për tregun shqiptar.
“Këto plane do të bëjnë diferencën në treg sepse ofrojnë mundësinë e komunikimit dhe lundrimit pa limit, vetëm me një tarifë fikse mujore, pa fatura surprizuese në fund të muajit. Kemi shumë besim te ky produkt sepse është jashtëzakonisht inovativ dhe për herë të parë në Shqipëri e ofron ONE.” – tha Athanasios Paraskevas, Drejtori Komercial i One Telecomunications.
Koncepti “pa limit” u prezantua nga operatori ONE vitin e kaluar, si përgjigje e nevojave të tregut, për të pasur internet pa limit. Qasja e ONE në treg është që të dëgjojë kërkesat e abonentëve dhe të përmirësohet çdo ditë, në shërbime, plane, paketa, etj.
Përgjatë një viti, ONE ka sjellë për herë të parë mundësinë e blerjes së telefonave/smartphone-ve përmes pagesave të ulëta mujore. Më pas, prezantoi HomeNet, interneti i parë fiks, që aktivizohet pa nevojën e teknikut dhe transportohet kudo. I erdhi në ndihmë nevojave të biznesit, duke ofruar ONE Easy Business, si mënyrën më të mirë për bizneset në procesin e fiskalizimit. Rimodeloi dyqanet për të përmirësuar përvojën e klientit; solli VoLTE për një cilësi zëri superiore; zgjodhi Ericsson si partnerin teknologjik dhe iu bashkua nismës së Departamentit Amerikan të Shtetit, duke u bërë i pari operator në rajon, që futet në listën e “Rrjetit të Pastër”.
Sot, ONE është përsëri i pari operator që nëpërmjet planeve ULTRA UNLIMITED sjell risinë internet pa limit me shpejtësi të pareduktuar dhe komunikim pa limit. Përmes këtyre planeve, abonentët e ONE kanë mundësinë të zgjedhin shpejtësinë e lundrimit në internet duke garantuar që shpejtësia nuk bie asnjëherë, përgjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës.
“Planet ULTRA Unlimited janë krijuar për të ofruar internet të palimituar përgjatë gjithë kohës, pa ndërprerje apo ngadalësime të shpejtësisë. E gjithë kjo përvojë e internetit pa limit dhe shpejtësisë maksimale, ofrohet në sajë të kapaciteteve dhe cilësisë së rrjetit One, pa rënduar në buxhetin e abonetëve.” – Anila Cani, Menaxhere e Produkteve dhe Propozimeve në One Telecommunications.
Marka One vjen e rifreskuar nën qasjen kreative “Une jam One”, në vijim të fushatave të mëparshme të dedikuara certifikimit të rrjetit.
Këtë herë, duke paralelizuar shpejtësinë maksimale dhe internetin pa limit të planeve te reja ULTRA Unlimited, me lëvizjet e jashtëzakonshme akrobatike të Fiona Rushitit.