Nën “mikrofonin” e Vogue, bilionerja dhe e bukura Kylie Jenner i përgjigjet plot 73 pyetjeve rreth jetës së saj.
Elegance i sjell për ju në këtë artikull.
Çfarë po bëje para se të më mirëprisje?
I bëra mëngjes vajzës dhe më pas, zhvillova një trajtim me ultratinguj.
Kjo është një mëngjes tipik i yti?
Në fakt, çdo ditë është e ndryshme.
Çfarë përgatit zakonisht për mëngjes?
Mëngjesi i preferuar është diçka e ëmbël, si një cinnamon roll apo kek me kafe.
Dhe sa i përket Stormit, çfarë pëlqen për mëngjes?
Stormi e nis ditën me patate.
Normalisht, zgjohesh shpejt apo vonë?
Do të thoja që zgjohem herët.
Të pëlqen ta kalosh natën jashtë apo në shtëpi?
Definitivisht, në shtëpi!
Buzë me shkëlqim apo me refleks matt?
Buzë me refleks matt.
Cila është pjesa e preferuar e shtëpisë?
Më pëlqen shumë energjia e saj.
Me cilin prej familjarëve ke biseduar më shpesh këto ditë?
Kemi një grup bisede dhe flasim të gjithë, gjatë gjithë ditës.
Cili/ a është më aktiv/ e në këtë group chat?
Besoj se mami.
Cili/ a është më pak aktiv/ e?
Besoj se unë.
Kush të bën më shumë për të qeshur?
Rob! Rob më bën gjithmonë të qesh me shpirt.
Cila prej jush i ngjan më shumë mamit?
Unë.
Përshkruaj motrat me një fjalë. Nisim me Kim.
Kim është besnike.
Khloe?
Khloe është zemërmirë.
Kourtney?
Është shumë e dashur.
Kendall?
Kendall ka shumë vetëbesim.
Si do e përshkruaje mamin?
Si të fortë!
Cila është festa e preferuar, të cilën do ta kremtosh me familjen?
Festa e preferuar? Krishtlindja!
Cili është libri i preferuar, të cilin e ke lexuar kur ishe fëmijë?
“The Giving Tree”.
Cila këngë të ka shoqëruar gjatë rritjes sate?
Çdo këngë festive.
Çfarë të ka pëlqyer më shumë gjatë rritjes dhe jetesës në Kaliforni?
Moti.
Pra, Kylie, preferon komeditë apo dramat?
Më pëlqen shumë një dramë e mirë.
Pushime në mal apo në det?
Deti, gjithmonë!
Lakers apo Rockets?
Kjo është e vështirë, por Lakers.
Le të flasim për “Keeping Up with the Kardashians”. Je ndierë ndonjëherë e ndrojtur para kamerave?
Në fakt, jo.
Ka ndonjë episod të cilin do të doje të mos e kishin regjistruar kamerat?
Ndoshta episodin tim si striptiste.
Pse mendon se njerëzit e shohin serialin e familjes tënde?
Mendoj se gjejnë veten në të.
Cili është thashethemi më i çmendur që ke dëgjuar për familjen tënde?
Kanë qenë të gjithë shumë thashetheme të këqija.
I rishikon episodet e “Keeping Up with the Kardashians” në momentin që dalin në transmetim?
Po.
Cili është mësimi më i rëndësishëm që të kanë dhënë motrat e tua, rreth famës dhe vëmendjes mediatike?
Mendoj se jemi të gjitha duke mësuar rreth kësaj çështjeje.
Cila është gjëja më e mirë e të punuarit me familjen?
Fakti që shpenzojmë shumë kohë së bashku.
Cili nga personat që njeh vishet më mirë?
Stormi.
Cilën markë kë zbuluar së fundmi dhe po të pëlqen shumë?
Rishtazi jam fiksuar me “NormaTec”.
Cili është look-u yt i preferuar në tapetin e kuq?
Me siguri, Met Gala 2019.
Cila është veshja më e mërzitshme?
Pizhamat.
A ka një look që nuk do e vishje kurrë?
Kurrë mos thuaj kurrë.
A e ka zbuluar Stormi koleksionin tënd të çantave?
Është më shumë e dhënë pas atij të këpucëve.
Çfarë të mësoi Kris kur u bërë nënë?
Durimin. Është tejet i rëndësishëm. Kam zbuluar se kam shumë – shumë durim.
Cila është gjëja më e mirë e një familjeje të madhe?
Fakti që nuk ka asnjë moment të mëzitshëm.
Cila ishte fjala e parë e Stormit?
Fjala e parë e Stormit ishte “dada”.
Dhe cilin zhanër muzikor pëlqen më shumë Stormi?
Atë të të atit.
Cili është qeni i preferuar i Stormit?
Norman.
Cilin film ke parë më së shumti me Stormin?
“Ariel”.
Cila është veshja e preferuar e Stormit?
Adhuron fustanet e princeshave.
Cila është eksperienca më e mirë e rritjes së Stormit së bashku me nipërit dhe mbesat e tua?
Më gëzon shumë fakti që po rriten bashkë.
Ndaj me ne herën e parë që ke vendosur makeup.
Po eksploroja sirtarin e makeup-it të mamit dhe ndodhi…
Dhe në vitin 2015, ti lançove linjën tënde kozmetike. Kujt i the për herë të parë për publikimin e lip kits?
Personi i parë qe mami.
Çfarë të surprizoi më shumë gjatë ditës së lançimit?
Shitja super e shpejtë.
Çfarë mësove që prej asaj dite?
Të prodhoja më shumë produkte.
Cili është lip kit-i yt i preferuar?
Ai që mban emrin tim.
Tani, na trego më shumë rreth “Kylie Baby”.
“Kylie Baby” është një brand që u lançua pasi u bëra nënë. Doja thjesht të prodhoja produkte të sigurta dhe delikate për përkujdesin ndaj bebeve.
Çfarë të pëlqen më shumë nga skuadra që punon me ty?
Janë shumë vajza dhe gra në të.
Si u orientove drejt biznesit të rrobave të banjës?
Fakti që e adhuroj notin. Mendoj se mund të jetoja brenda rrobave të banjës.
Cili është mësimi më i rëndësishëm që të ka dhënë Kris?
Kurrë mos prano një “jo” si përgjigje.
Cili është ushqimi i preferuar?
Ushqimi i preferuar është sushi, të cilin nuk mund ta konsumoj tani dhe kjo më mërzit.
Cili është “snack” yt i preferuar?
Më pëlqejnë shumë ëmbëlsirat.
Cili është restoranti më i mirë për të kaluar një mbrëmje romantike?
“Nobu”!
Nëse do të jetoje në një shtet dhe qytet tjetër, cilin do zgjidhje?
Me shumë mundësi, Huston.
Cilën prej makinave nget më shumë?
Lejoj Stormin ta vendosë. Ajo pëlqen shumë të zgjedhë makinën, pra, është në dorën e saj.
Cili serial po sheh për momentin?
Jam fiksuar me “Manifest and See”.
Përpara se të iki, dua të të pyes rreth shtatëzanisë. Së pari, urime, jemi shumë të lumtur për ty. Duam të dimë, e keni zgjedhur emrin?
Së pari duhet të dimë gjininë, për të cilën kemi vendosur të pyesim.
Hmm, do ma thuash mua të parit?
Jo.
Ok, tentova. Cila është dhurata më e mirë për një bebe?
Dhurata më e mirë është diçka shumë sentimentale.
Cili është ushqimi që e kërkon më së shumti në këtë periudhë?
Hmm, yogurt i ngrirë dhe “In-N-Out”.
A është e emocionuar Stormi që do të bëhet një motër e madhe?
Poo, është super e lumtur.
Çfarë do të bësh pasi të iki?
Do kap fluturimin tim.